E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, merr fund beteja ne Mumbai

Beteja ne Mumbai ka perfunduar. Ne agimin e sotem forcat speciale indiane kane vrare tre terroristet e fundit qe ndodheshin ne hotelin Taj Mahal dhe pas 62 oresh policia ka njoftuar fundin e sulmeve ne kryeqytetin financiar indian.

Ne perleshjen e fundit vdiq edhe nje ushtarak i Black Cats, pjesetar i elites indiane.

"Te gjitha operacionet kane perfunduar. Ishin 10 terroriste dhe ne kemi vrare nente, ndersa njeri prej tyre eshte kapur i gjalle", njoftoi shefi i policise se Mumbait.

Bilanci i te vdekurve sipas policise ka arritur ne 195, ndersa 295 jane plagosur.

22 prej viktimave jane shtetas te huaj. Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se 5 amerikane kane mbetur te vdekur, nderkaq shume shtetas te tjere rezultojne te zhdukur.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›