ANSA Nacionalizmi i Berishes
ANSA Nacionalizmi i BerishesShenimi i 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise nuk eshte lene ne harrese as nga mediat nderkombetare te cilat kane pasqyruar kete dite te rendesishme te shqiptareve. Por agjencia italiane e lajmeve Ansa i ka pare ne nje tjeter kendveshtrim festimet ne Shqiperi. Ne nje artikull te sotmin Ansa shkruan se vendi yne po feston 100-vjetorin ne nje klime te tensionuar politike. Sipas Ansa-s prej ditesh kryeministri Berisha po ben thirrje per nje bashkim etnik kombetar te te gjithe shqiptareve qe jetojne ne shtete te ndryshme te Ballkanit ne perpjekje te rigjallerimit te nacionalizmave qe sipas agjencise italiane refuzohen nga opozita. Ansa i referohet fjales se kryeministrit dje pasdite gjate perurimit te shtatores se Adem Jasharit simbolit te rezistences se shqiptareve te Kosoves. Agjencia Italiane citon Berishen te kete thene se te gjithe perfaqesuesit e shqiptareve ne territore etnike jane te angazhuar ne krijimin e asaj per te cilen kane luftuar martiret nder shekuj nje kombi shqiptar te bashkuar ne tokat e tij. Berisha ka shtuar se endrra e bashkimit eshte endrra e vertete europiane e kombit duke iu referuar bashkimit te shqiptareve ne BE. Sipas Ansa-s kjo ka ndikuar ne tensionimin e marredhenieve te Shqiperise me fqinjet dhe eshte shkaku i refuzimit te fteses nga ana e Presidentit te Maqedonise Ivanov. Agjencia italiane e lajmeve ve ne dukje edhe faktin se ky pervjetor nuk i gjen te bashkuar shqiptaret duke theksuar edhe festimet e ndara te mazhorances e opozites.
Komente
Facebook