E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANSA: Shqipëria do e marrë STATUSIN e vendit kandidat për në BE

Shqipëria mund të bëhet vendi tjetër i Ballkanit Perëndimor, që do jetë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kështu raporton agjencia italiane, ANSA.

Ajo thotë se progres- raporti i përgatitur nga Komisioni Europian për Shqipërinë do të bëhet publik më 10 tetor dhe do të përmbajë një vlerësim pozitiv, sidomos për faktin se është kapërcyer kriza politike dhe palët në Shqipëri kanë nisur bashkëpunimin duke miratuar disa reforma, si ajo për kodin zgjedhor.

Rekomandimi më pas shkon në Këshillin e BE në dhjetor, ku vendet anëtare të BE pritet të marrin një vendim. Në rast se vendimi do jetë pozitiv, Shqipëria do bëhet shteti i pestë në Ballkanin Perëndimor, që do jetë kandidat për tu bashkuar me BE-në, përveç Kroacisë (që do hyjë në BE në korrik 2013), Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›