Fqinji e ekzekutoi familjen pas sherrit për një betoniere të vogël. Arqipeshkvi Masafra ndërhyn për të shmangur hakmarrjet
Ngjarja që ka tronditur Lezhën, por edhe mbarë Shqipërinë, duket se ka pasur si shkak një betoniere të vogël.
Kastriot Zhuba, 47 vjeç, ka ekzekutuar tre personat e familjes Shtjefni pas një sherri që ka pasur për një betoniere të vogël, të cilën familja Shtjefni ia kishte marrë para disa kohësh, por nuk e kishte kthyer.
Sherri ka degjeneruar shumë shpejt, megjithatë familja Shtjefni ka menduar se gjërat u mbyllën. Kur janë nisur të kthehen për në shtëpi, Zhuba i ka qëlluar të tre, duke i lënë të vdekur në vend.
Viktimat janë Rrok Shtjefni, 52 vjeç, Mira Shtjefni, 50 vjeç dhe Fatjon Shtjefni, 24 vjeç.
Më pas Zhuba është arratisur, ndërkohë që forcat e policisë kanë organizuar një operacion për kapjen e tij. Autori ishte me precedentë penalë. Dyshimet janë se autori ka qenë në gjendje të dehur.
Mësohet se pas ngjarjes së rëndë, në zonë ka mbërritur edhe arqipeshkvi i Sapës, Anxhelo Masafra, për të kërkuar që për këtë çështje të ndërhyjë drejtësia dhe të mos ketë hakmarrje.
Çifti Shtjefni ka edhe një djalë dhe një vajzë, por për momentin ata jetonin vetëm me djalin e ekzekutuar.