AP-Ministrisë së Shëndetësisë: Ndihmë e monitorim gjendjes shëndetësore të romëve
TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani duke u ndalur sërish në çështjen e familjeve të komunitetit rom, mbetur pa strehim, i është drejtuar me një rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë, për marrjen e një serë masash në ndihmë të këtyre familjeve.
Avokati i Popullit rekomandon marrjen e masave për trajtimin dhe asistencën e vazhdueshme shëndetësore për pjesëtarët e komunitetit rom në kampin e ish-Dekorit.
Sipas Totozanit, Ministria e Shëndetësisë duhet të angazhojë strukturat në varësi të saj për monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të këtyre banorëve.
“Në përputhje me nenin 22, të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar me Ligjin Nr.9398 dt.12.05.2005, ku thuhet se: “Organet të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, kërkesë apo propozim për shkarkim, duhet ta shqyrtojnë rekomandimin, kërkesën apo propozimin për shkarkim dhe të kthejnë përgjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të rekomandimit, kërkesës apo propozimit për shkarkim. Përgjigja duhet të përmbajë shpjegime të arsyetuara për çështjen në fjalë, si dhe çfarë veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndërmarrë ai organ”, kërkojmë të vihemi në dijeni brenda afatit 30 ditor për qëndrimin tuaj, ndaj këtij rekomandimi.”- rekomandon Avokati i Popullit.
REKOMANDIMI I PLOTE I AVOKATIT TE POPULLIT
Drejtuar: Z. Halim KOSOVA
Ministër i Shëndetësisë
I nderuar Z. Kosova,
Institucioni i Avokatit të Popullit në përputhje me nenin 60 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe me ligjin 8454/1999, “Për Avokatin e Popullit”, ushtron të gjitha funksionet dhe kompetencat e tij për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të ligjshme të individit, nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të administratës publike apo personave të tretë të lidhur me të.
Për këtë arsye, gjatë punës tonë i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë edhe trajtimit të ankesave dhe problematikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe garantimin e një trajtimi sa më dinjitoz për të gjitha grupet shoqërore dhe ato vulnerabël, duke përfshirë këtu edhe komunitetin rom.
Ashtu siç mund të jeni vënë në dijeni, pranë institucionit të Avokatit të Popullit kanë paraqitur së fundmi ankesat e tyre disa pjesëtarë të komunitetit rom, banues në kampin e ish- Dekorit në rrugën e Kavajës, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me kërcënimet nga ana e një subjekti ndërtues për të liruar sheshin ku ata janë vendosur prej disa vitesh.
Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek më vëmendje të veçantë shqetësimet e ngritura nga këta banorë të kampit romë, duke monitoruar kryesisht veprimtarinë e organeve të administratës publike në ushtrimin e funksioneve dhe kompetancave që u janë njohur respektivisht me ligj.
Banorë të këtij kampi kanë parashtruar pranë institucionit tonë edhe ankesat e tyre individuale, ndërkohë që edhe nga ekspertë të institucionit të Avokatit të Popullit është verifikuar situata dhe gjendja aktuale e këtyre banorëve dhe shqetësimet që kishin ato së fundmi me subjektin ndërtues, i cili planifikon ngritjen e një kompleks pallatesh në atë sipërfaqe trualli.
Sa më sipër, institucioni i Avokatit të Popullit ka ndërmarrë një proces hetimi të këtij problemi mjaft shqetësues për komunitetin e romëve, që jetojnë në kushte shumë të vështira familjare dhe ekonomike, por që tashmë ndihen jo vetëm të kërcënuar nga veprimet konkrete dhe dhuna verbale e përfaqësuesve të subjektit ndërtues, por edhe të diskriminuar nga mungesa e veprimeve konkrete nga organet e administratës publike për zgjidhjen e problemit të parashtruar dhe gjetjen e një zgjidhje të përhershme për strehimin e tyre.
Nga informacionet e fundit si dhe verifikimi në terren nga ana e ekspertëve të Avokatit të Popullit, rezulton se familjet rome në këtë kamp janë të rrethuar dhe të bllokuar brenda sipërfaqes ku subjekti ndërtues ka planifikuar ngritjen e një sërë pallatesh banimi. Kjo situatë mjaft e rëndë po cënon jetën dhe shëndetin e banorëve rom për shkak të mungesës së ushqimit dhe kushteve të rënda higjenike ku ata jetojnë, ndikuar edhe nga temperaturat e larta të stinës.
Së fundmi, rezulton se familjet e dëbuara nga sipërfaqja e truallit ku kishin banuar prej vitesh, janë pozicionuar në pjesën e jashtme të kampit, duke jetuar dhe banuar në kushte shumë të vështira dhe të rënda shëndetësore dhe higjenike. Gjatë inspektimit të kryer pranë këtij kampi nga ekspertë të Avokatit të Popullit më datë 07 gusht 2013, ka patur gjithashtu një rast urgjence, i cili është asistuar menjëherë nga Shërbimi i Urgjencës, pas telefonatës së njërit prej ekspertëve të Avokatit të Popullit. Në këtë kuadër, shprehim mirënjohjen tonë për rastin konkret, ndërkohë që do të kërkonim angazhimin e strukturave të posaçme të Ministrisë së Shëndetësisë për verifikimin dhe monitorimin e situatës shëndetësore tek pjesëtarët e komunitetit rom në këtë kamp, duke synuar në ofrimin dhe garantimin e një trajtimi dhe asistence të vazhdueshme mjekësore për këta banorë.
E drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë themelore e individit , i cili duhet të garantohet bazuar në parimin e mos-diskriminimit. Shteti ushtron veprimtarinë e tij lidhur me kujdesin shëndetësor në mbështetje të Ligjit nr. 10107 datë 30.03.2009 dhe zotohet për të rregulluar dhënien, mbikëqyrjen dhe administrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
Avokati i Popullit, duke iu referuar trajtimit ndërkombëtar të çështjes së respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe synimit të proklamuar prej vitesh për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, gjykon se mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të komunitetit rom, përmbushja brenda kuadrit ligjor të standarteve minimale të jetesës së pjesëtarëve të këtij komuniteti, si dhe ofrimi i një kujdesi shëndetësor të vazhdueshëm, duhet të jetë një objektiv i qartë dhe konkret i organeve të pushtetit qendror dhe lokal.
Avokati i Popullit kërkon nga organet e administratës publike që të ushtrojnë kompetencat dhe detyrat që ligji u ngarkon, të cilat më shumë se kurrë lipsen të zbatohen sot, në këto orë të vështira për këta qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
Avokati i Popullit iu rikujton qeverisë Shqiptare detyrimet e saj që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë nga Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike , Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore , ratifikuar ngë Shqipëria në vitin 1991, objektivat e marra përsipër në kuadër të dekadës Rome 2005-2015 dhe Planin e Veprimit për përfshirjen Rome. Në mënyrë të veçantë Avokati i Popullit i referohet nenit 14 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ratifikuar nga Shqipëria, si dhe nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në të cilat sanksionohet parimi i mosdiskriminimit.
Gjithashtu, Avokati i Popullit i kujton qeverisë Shqiptare Kriterin Politik të Kopenhagenit për anëtarësimin në Bashkimin Europian mbi respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve, si dhe Rekomandimin e 11 për marrjen e statusit Kandidat, i cili ka të bëjë pikërisht me: “Detyrimin e qeverisë Shqiptare për të marrë hapa konkretë në forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe romëve, si dhe në zbatimin e efektshëm të politikave anti-diskriminim.”
Në rast të kundërt, neglizhenca dhe mosveprimi ndaj shqetësimeve të ngritura nga Avokati i Popullit për një komunitet vulnerabël, do të përbënte një pengesë serioze për arritjen e standarteve ndërkombëtare të respektimit të të drejtave të njeriut, për të cilat Shqipëria është kritikuar vazhdimisht në raportet e organizmave dhe institucioneve ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, në përputhje me pikën 2, të nenit 15, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre dhe jo të bëhen shkak me mosveprimin e tyre në vazhdimin e shkeljes dhe mosrespektimit të këtyre të drejtave.
Kërkojmë nga ana Juaj, që në frymën e respektimit të ligjit dhe të drejtave e interesave të ligjshme të të gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom, të vlerësoni në mënyrë maksimale dhe serioze të gjitha shqetësimet e ngritura nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe të ushtroni autoritetin Tuaj me qëllim të angazhimit të strukturave në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë për monitorimin e gjendjes shëndetësore të pjesëtarëve të komunitetit rom në kampin e ish-dekorit, si dhe garantimin e një shërbimi shëndetësor të vazhdueshëm për ta.
Për sa më sipër, në mbështetje të pikës 3 të nenit 63 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 21/b të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”;
“Pas përfundimit të hetimeve, Avokati i Popullit……,
- paraqet rekomandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ që, sipas tij, ka shkaktuar shkelje të të drejtave dhe lirive”,
R E K O M A N D O J M Ë:
Marrjen e masave për trajtimin dhe asistencën e vazhdueshme shëndetësore për pjesëtarët e komunitetit rom në kampin e ish-Dekorit.
Angazhimin e strukturave në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë për monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të këtyre banorëve.
Në përputhje me nenin 22, të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar me Ligjin Nr.9398 dt.12.05.2005, ku thuhet se:
“Organet të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, kërkesë apo propozim për shkarkim, duhet ta shqyrtojnë rekomandimin, kërkesën apo propozimin për shkarkim dhe të kthejnë përgjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të rekomandimit, kërkesës apo propozimit për shkarkim.
Përgjigja duhet të përmbajë shpjegime të arsyetuara për çështjen në fjalë, si dhe çfarë veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndërmarrë ai organ”,
kërkojmë të vihemi në dijeni brenda afatit 30 ditor për qëndrimin tuaj, ndaj këtij rekomandimi.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera Romët barake në trotuare: Duam strehim, fëmijët rrezik t’i shtypin makinat