OSBE: Jo shtyrje të zgjedhjeve në Kosovë
TIRANE-Zëdhënësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Nikola Gaon ka thënë se nuk beson se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat janë parashikuar për datën 3 nëntor.
Në një intervistë për agjencinë serbe Beta, Gaon ka thënë se palët e interesuara do të merren vesh për të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe fletëvotimet.
“Nuk kemi informacione apo paralajmërime për shtyrje. Ne po përgatitemi për zgjedhje”, ka thënë Gaon.
Ai ka kujtuar se OSBE-ja është ftuar të ofrojë ndihmë në organizimin e zgjedhjeve lokale në katër komuna të veriut të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit midis Prishtinës dhe Beogradit.
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se fletëvotimet do të jenë konform ligjeve në fuqi të Republikës, por homologë të tyre në Serbi kanë thënë se është e papranueshme që ato të kenë simbolet shtetërore të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)