E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP identifikon policët që dhunuan të miturin

Momente nga videoja publikuar ne Youtube

Zyra e Avokatit të Populli ka reaguar lidhur me një video në të cilën shfaqet një polic teksa dhunon një të mitur, pasi ky i fundit ka vjedhur në flamur nga dekori i qytetit.

Sikurse duket dhe ne videon e bere publike ne media, nga punonjesit e policise eshte ushtruar dhune ndaj nje te mituri, thuhet në deklaratën e AP-së. Sipas AP-së ngjarja ka nodhur në kryeqytet në Komisariatin Nr.2 në Tiranë.

Në bashkëpunim edhe me drejtuesit komisariatit është bërë i mundur identifikimi i punonjesve të policisë të cilët siç shihet ne video kane ushtruar dhune ndaj të miturit.

AP shprehet se nga grupet hetimore po vazhdojne verifikimet e ketij rasti për të dale në perfundime më të detajuara.

VIDEO*

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›