E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i faturinos: Shoferi i furgonit lejoi vrasjen e djalit për 1500 lekë

Vendi ku u vra 17-vjeçari (viktima) Juljan Çuni

Bilal Çuni, babai i faturinos 17-vjeçar që u vra të dielën në Tiranë, akuzon edhe shoferin e furgonit për humbjen e djalit të tij.  I ati i Juljan Çunit u shpreh dje në një intervistë për gazetën “Panorama”, se në rast se shoferi do të ndërhynte për të shuar konfliktin për 1500 lekë të vjetër me pasagjerin, djali i tij do të ishte gjallë.

“Ai nuk ka bashkëpunuar në krim, por për mendimin tim, edhe shoferi ka përgjegjësi, ka përkrahur autorët e krimit, ka lejuar të ndodhë kjo tragjedi, madje i ka lejuar edhe të ikin nga vendi i ngjarjes”, shprehet Bilal Çuni.

Nga ana tjetër, sipas tij, një lloj përgjegjësie e ka edhe Policia, pasi autorët kanë hipur menjëherë pas ngjarjes në një furgon tjetër dhe kanë zbritur në Shënavlash të Durrësit dhe Policia është vënë në dijeni për këtë fakt, por nuk ka vepruar.

“Vëllai im e kishte parë në televizor kur po dilte lajmi me titra, dhe kishte marrë në telefon vëllain tjetër. Mua më merr vëllai në telefon dhe më thotë që djali ishte plagosur dhe ndodhej te Spitali Ushtarak. Nuk e pyeta për detaje, por nxitova që të shkoj me vrap në spital”- thote ai, duke rrefyer per ngjarjen.

Ai ankohet per pritjen brutale te bere nga mjeku dhe menyren se si ia dhane lajmin. “Shkuam te dera e reanimacionit, se aty na thanë që ndodhej dhe nga aty doli një mjek. I thashë që unë jam babai i Juljan Çunit, që ka ardhur i plagosur. Me gjakftohtësinë më të plotë, pa iu dridhur qerpiku, pa dashur t’ia dijë për dhimbjen time, më tha: “Djali juaj ka vdekur”. As më tha të rroni vetë, as ndonjë fjalë tjetër ngushëlluese, por direkt më tha që më kishte vdekur djali”- thote ai.

(Lexoni intervisten e plote, sot ne gazeten Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›