AP-krerëve vendorë: Furnizoni me ujë të pijshëm të gjithë banorët
TIRANE- Institucioni i Avokatit të Popullit, në funksion të ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të shtetasve nga veprimet apo mosveprimet të organeve të administratës publike, ka ndërmarrë me inisiativë trajtimin e rasteve të banorëve në zona të ndryshme në gjithë vendin, të cilët jo vetëm po përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe faktin se uji që ata mundohen të sigurojnë nëpërmjet gropave septrike rezulton i ndotur dhe i dëmshëm për shëndetin e tyre.
Për këtë arsye Avokati i Popullit ka nisur një rekomandim u ku kërkon gjithë kryetarëve të njësive vendore, marrjen e masave për furnizimin normal me ujë të pijshëm, dhe brenda kushteve higjeno-sanitare për gjithë banorët në vend
“Problemi që ju prezantojmë bëhet edhe me i ndjeshëm veçanërisht në stinën e verës ku krahas temperatuarve tepër të larta në të cilat përballemi, mungesa e ujit të pijshëm apo i ndotur në shumë raste, është rrezik për shfaqen e epidemive dhe dëmtimin e shëndetit të konsumatorëve.Avokati i Popullit në analizë të fakteve për këtë situatë, në shumë raste është përballur me indiferentizëm, mosreagim nga e institucioneve përgjegjëse dhe me keqardhje është konstuar se shpesh herë mbahet një qëndrim pasiv dhe nuk po veprohet për marrjen e masave për rregullimin e këtyre situatave. Për sa më sipër, në mbrojte të interesave të ligjshme të konsumatorit, duke i vlerësuar të drejta dhe të bazuara në ligj të gjitha rastet, kërkojmë të sjellim në vëmendjen tuaj ushtrimin e detyrave tuaja funksionale dhe marrja e masave të menjëhershme për furnizimin me ujë të pijshëm brenda gjithë kushteve higjeno-sanitare në mënyrë të vazhdueshme për gjithë banorët të cilët vuajnë mungesën e furnizimit me ujë për shkaqe të pavaruara nga ana e tyre. Nevoja emergjente për furnizim me ujë të pijshëm brenda kushteve higjeno-sanitare diktohet nga Direktiva e Ujit të Pijshëm 98/83/KE datë 03.11.1998, që ka të bëjë me një kompleks normash që synojnë mbrojtjen e shëndetit të njeriut duke vendosur kritere për shëndetin dhe pastërtinë”, thuhet në rekomandimin e Totozanit.
“Ofrimi i shërbimit publik të furnizmit me ujin të pijshëm në gjykimin tonë është një nevojë thelbësore për individët dhe për rrjedhim një të drejtë elementare për ta poseduar atë lirisht dhe në përputhje me standartet. Ndaj dhe çdo keqmenaxhim i këtij shërbimi është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të shtetasve, nuk mund të gjejë tolerance, si dhe nuk i përgjigjet standarteve minimale të një vendi që ka në qendër të vet të drejtat e njeriut, mirëqënien e qytetarëve dhe aspiron të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian”, thekson AP.
(m.a/BalkanWeb)