E Diel, 1 Nëntor 2026

Fito një fëmijë, në Pakistan foshnjat birësohen në shoun televiziv (FOTO)

femije2Pakistan- Dy fëmijë vajza të cilat ishin braktisur në qytetin jugor Karaçi të Pakistanit janë marrë nga prindër të rinj gjatë një transmetimi televiziv live.

Pak më shumë se një muajshe Fatimja ka jetuar përmes lotëve. Jeta e saj filloi dhe mund të kishte përfunduar, në një depo në Karaçi. Por Fatima u shpëtua nga një bamirëse dhe u vendos në kujdesin e një çifti pa fëmijë.

Duket si një fund i lumtur, por ajo erdhi nën shkëlqimin verbues të kamerave televizive. Dy vajzat e braktisura u dorëzuan gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta të Amaan “Ramzan”, një përzierje e Islamit dhe argëtimit, i cila rrugëton gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

bebi1Shoumeni e ka cilësuar listën e foshnjave “një kauzë fisnike”. Ai këmbëngul se ai është duke shpëtuar foshnjat e braktisura dhe se nuk po i përdor për të rritur shikueshmërinë e programit të tij.

“Ne ishim tashmë lart në ratings para se të jepnim një fëmijë”,- tha Dr.Aamir, i cili e përshkruan veten si “një legjendë të vërtetë” në faqen e tij.

“Këta fëmijë nuk janë një pjesë e mbeturinave, nuk janë një pjesë e plehra, kështu që ne i nxorrëm fëmijët nga këto mbeturina, nga plehrat dhe do të dërgojmë për njerëzit në nevojë, prindërit nevojtarët”,-tha ai.

bebi3Shfaqja e tij është transmetuar nga një studio e mbushur, ku audienca ulet nën fenerë plot stoli dhe një llambadar të madh.

Ky ishte momenti kur fëmija i fjetur Fatima iu dorëzua prindërve të saj adoptues, të cilët e përqafuan dhe qanë.

Babai i saj i ri Riaz Ud Din, një inxhinier civil, tha se Fatima ishte përgjigje për lutjet e nënes së tij.

Ai dhe gruaja e tij Tanzeem pritën 14 vite të gjata për një fëmijë. Ai refuzoi ta lërë gruan, siç shumë e kishin këshilluar, kur ajo nuk mund të lindte një fëmijë.

bebi4Ndërsa ai fliste, gruaja e tij tundte butësisht Fatimenë në prehrin e saj. “Unë e miratova atë”,- tha Tanzeem, e cila kishte veshur një ferexhe të zezë. “Ajo është një dhuratë nga Perëndia”,-tha ajo.

Sipas BBC-së foshnjat u dorëzuan në një vakum ligjor, me asnjë rregullore nga ana e shtetit.

Birësimi nuk ekziston sipas ligjit islamik, por çiftet mund të aplikojnë nëpër gjykata që bëhen kujdestarë ligjorë të foshnjave padëshiruara.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›