E Diel, 1 Nëntor 2026

AP vizitë në spitalin e burgut: Ndërtesa e amortizuar, mungonin ilaçet

TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka vizituar sot Qendrën Spitalore të Burgjeve, në Tiranë. Sipas informacioneve nga zyra e tij, ësohet se vizita kishte si qëllim vëzhgimin e kushteve, mungesave dhe problemeve që ka ky spital.

Pas vizitës, Avokati i Popullit ka vërejtur këto problematika:
- Gjendja e amortizuar e ndërtesës në përgjithësi, veçanërisht lagështia dhe papastërtia në dhoma
- Problem emergjent, por fatkeqësisht i pazgjidhur ende pavarësisht rekomandimeve të bëra nga Avokati i Popullit ishin mbajtja e personave për të cilët gjykatat kanë vendosur masë mjekësore, trajtimin spitalor, në spital burg.
- Në disa dhoma kishte mbipopullim
- Mungesa e ilaçeve si dhe mungesa e pajisjeve dhe mjeteve elementare të punës për mjekët dhe sanitarët, ishte një tjetër problem i spitalit 

Avokati i Popullit sqaron më tej se do të vazhdojë të ndjekë me precedencë problematikën e personave të shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve, veçanërisht ato ankesa që vazhdojnë të mosgjejnë zgjidhje pavarësisht rekomandimeve të vazhdueshme të bëra nga institucioni i Avokatit të Popullit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›