Tjetër gjobë për Taulant Ballën, gjykata: Shpifi ndaj vajzës së Berishës
Tiranë- Një javë pas dënimit me 10 milionë lekë të vjetra të deputetit Taulant Balla me akuzën e shpifjes ndaj dhëndrit të kryeministrit Sali Berisha, Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë sërish dhe këtë herë për shpifje ndaj vajzës së shefit të ekzekutivit.
Vendimi është dhënë sot në mesditë ku deputeti socialist është dënuar me 5 milionë lekë të vjetra, po për akuzën e shpifjes, por kwtw herw ndaj Argita Malltezit.
Më 15 korrik ai u dënua me 10 mln lekë të vjetra pasi edhe bashkëshorti i saj kishte ngritur një padi ndaj tij, ku e akuzonte për shpijfje ndaj deklaratave të pak muajve më parë lidhur me pasurinë e familjes Berisha. Gjykatësja Vjosa Zaimi nga 20 milion në kërkesë padinë e Malltezit ka pranuar një dëmin me gjysmën e vlerës. Kjo nuk është hera e parë që deputeti socialist Taulant Balla paditet dhe gjobitet nga familjarët e kryeministrit.