E Diel, 1 Nëntor 2026

ARMO, Taçi vijon biznesin sërishnë treg me emrin "IT Oil"/

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit PDF FOTO/ Logoja e re e "Taçi Oil" TIRANË – Aktiviteti i Rezart Taçit në fushën e hidrokarbureve nuk ka pushuar. Këto ditë, një numër i madh pikash që më parë mbanin logon Taçi Oil po transformohen në IT Oil, duke ruajtur, jo vetëm pajisjet dhe vendndodhjen, por edhe ngjyrat e logos së vjetër.

Në kontratën, e nënshkruar midis biznesmenit Taçi dhe blerësve të ARMO-s, këta të fundit kanë marrë angazhimin me shkrim të Rezart Taçit se as ky dhe as motra e tij Anika nuk do të përfshiheshin në ndonjë veprimtari tregtare apo prodhuese që ka lidhje me tregun e hidrokarbureve në Shqipëri. Por, që përpara se të hidhte firmën në këtë kotratë, Taçi ka marrë masa që të transferojë në adresë të bodigardit – qe, në fakt është nipi i tij – Irgen Selfo, 27-vjeçar, pronësinë e firmës së tregtisë së hidrokarbureve Kuarta, ku më parë ishte pronar 100 për qind Taçi. Me anë të kësaj firme tashmë Taçi do të vijojë të jetë i pranishëm në tregun e karburanteve në vend.

Vetëm ditën e sotme, Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka regjistruar tek Kuarta ose IT Oil, pikat e karburanteve në Kashar, Billisht, Bërdicë, Kukës, Milot, Durrës, Prrenjas, Fllakë, Bulqizë, Kamëz, Lezhë, Tiranë sheshi Straus, Berat, Novoselë, Nikël pranë aeroportit, të gjitha kanë qenë në administrim më parë të Taçi Oil.

(Zëvendësimi i logove të Taçi Oil me emrin e kompanisë së re IT Oil)

(Kontrata e transferimit tek nipi i tij – Irgen Selfo, 27-vjeçar - i pronësisë së firmës së tregtisë së hidrokarbureve Kuarta, ku më parë ishte pronar 100 për qind Taçi)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›