E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO hedh ne treg naften Blu Diesel

Tregu shqiptar i karburanteve do te kete tani mundesine te konsumoje produktin blu diesel prodhim lsquoMade in Albania. Dy vjet pas privatizimit kompania ARMO arrin qe per here te pare ne Shqiperi prodhimi i produktit gasoil me permbajtje squfuri me te vogel se 10 mg/kg apo sic njihet ndryshe me me pak se 10 PPM.
lsquoBlue Dieseli shqiptar eshte certifikuar nga Inspektoriati Qendror Teknik me nje raport te posacem te leshuar me 23 Shtator 2010. Ky zhvillim shume i rendesishem per tregun shqiptar te karburanteve u be i mundur te arrihet nga kompania prodhuese ARMO fale impenjimit te inxhiniereve te talentuar dhe investimeve te kryera deri me sot ne kombinatin e perpunimit te thelle te naftes ne Ballsh.

Kjo arritje ka nje vlere edhe me te madhe po te kemi parasysh qe eshte arritur te perpunohet nafte bruto shqiptare e cila njihet per permbajtjen e larte te squfurit.

Nga kjo lende e pare ARMO me ne fund arriti te prodhoje gasoil me pak se 10 PPM qe teknikisht do te thote me permbajtje minimale te squfurit dhe ne perputhje te plote me standartet europiane.

Qe prej privatizimit te ARMO-s dy vite me pare bleresi me investime serioze ka rinovuar plotesisht teknologjine duke e sjelle kete kompani prodhuese ne nivelin e simotrave te veta evropiane.

Adi Darsi

Azhornuar se fundi e marte 05 tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›