E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazsjellesi ne Shqiperi projekti devijon 30 km

05/10/2010Detyrimet

Ne maj te ketij viti eshte nenshkruar nje memorandum mirekuptimi dhe bashkepunimi me Trans Adriatic Pipeline AG per projektin e gazsjellesit ne Shqiperi. Palet pranojne se duhet te ndermarrin nje sere hapash per cuarjen perpara te projektit. METE duhet te pergatite nje ose me shume memorandume mirekuptimi ne lidhje me projektin TAP per hyrjen e gazsjellesit nga Shqiperia dhe Greqia.

Investimi

Projekti TAP parashikon qe investimi perfundimtar te behet ne vitin 2011. Detyrimi i memorandumit eshte angazhimi i paleve se do te punojne se bashku ne menyre qe ky afat i parashikuar te respektohet. METE dhe TAP do te bashkepunojne ne kohen e duhur dhe ne menyre qe te fitohet mbeshtetja politike e secilit prej shteteve sovrane qe marrin pjese ne projektin TAP dhe qeverive mikpritese.

Projekti TAP vijojne marreveshjet me autoritetet lokale

Harta e rruges nga do te kaloje gazsjellesi TAP Trans Adriatic Pipeline ka perfunduar kete vere. Ne pritje te pergatitjes se Vleresimit Mjedisor dhe Ndikimit Social te ardhshem drejtuesit e projektit kane arritur ne perfundimin se rruga duhet te devijohet me 30 kilometra ne menyre qe te mos kaloje nepermjet parkut kombetar Hotova apo zona te tjera te mbrojtura nga shteti. Ne diskutimet me autoritetet vendore dhe qendrore drejtues te ketij projekti kane rene dakord qe te zhvendosin me ne veri rrugekalimin e gazsjellesit neper Shqiperi duke shkurtuar distancen prej 30 km.

Ndryshimi

Zhvendosja e tubacioneve te gazsjellesit Trans Adriatik do te lejoje shmangien e ndonje nderhyrjeje te mundshme ne zonat e kufizuara ushtarake dhe ne monumente kulturore te rendesishme te trashegimise nje ceshtje te ciles drejtuesit e projektit i kane kushtuar nje rendesi te vecante. Kjo zhvendosje sipas burimeve zyrtare do te kene me pak ndikim ne mjedis dhe ne menyren e jeteses se njerezve te ketyre zonave. Me anen e takimeve te ndryshme te zhvilluara me autoritetet lokale dhe qendrore ne Shqiperi tanime jane konfirmuar propozimet per ndryshimet e ndermarra ne pothuajse te gjitha ministrite e perfshira ne kete proces si dhe Zyren Qendrore te Regjistrimit te Pronave te Paluajtshme apo administrates rajonale te komunitetit ne Korce Permet Gjirokaster Corovode Berat Vlore dhe Fier si dhe OJQ-te kombetare dhe nderkombetare mjedisore sociale dhe kulturore. Me shume se 300 aktore individuale te departamenteve te ndryshme kane miratuar rrugen e ndryshuar te TAP-it duke ofruar mbeshtetjen e tyre te plote per fazat e planifikuara ne vazhdim. Keto takime ne Shqiperi kane ofruar nje dialog te pacmuar ne mes TAP-it autoritetet shqiptare dhe publikut. Ky eshte nje shembull i qarte i angazhimit te TAP-it per tu qene aktiv me te gjithe aktoret duke krijuar nje themel te forte per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedisin Social - tha dr. Kai Schmidt Soltau qe drejton procesin e perpunimit te rruges. Drejtuesit e TAP-it do te vazhdojne te punojne ngushte me te gjithe keta aktore pergjate fazave te ardhshme te projektit dhe ne te gjithe jetegjatesine e fazave te ardhshme te tij.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›