E Diel, 1 Nëntor 2026

ARRSH: Punimet në rrugët lidhëse të Llogorasë në 65% të realizimit

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të Llogorasë po vijojnë me ritme të mira dhe kanë arritur në masën 65% të realizimit fizik.

Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, inspektoi nga afër kantierin e punimeve, ku po zhvillohet ndërtimi i një segmenti rrugor prej 1.7 kilometrash, pjesë e rëndësishme e infrastrukturës në zonën e Llogorasë.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë projekt është përfunduar gërmimi dhe mbushja për formimin e trupit të rrugës në të gjithë gjatësinë e tij, si dhe janë realizuar punimet për veprat e vogla të artit inxhinierik.

Aktualisht po vijon puna për shtresat e trupit të rrugës, me synim përfundimin e plotë të projektit përpara sezonit veror, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin dhe qarkullimin në këtë zonë turistike të rëndësishme të vendit.

1 nga 3

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›