E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ARRSH: Vijon rikonstruksioni i rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se po vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 1, me gjatësi 4.8 km.

Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet në aksin që nis në dalje të Kombinatit dhe përfundon afër fshatit Pezë-Helmës.

“Pas azhornimit të projektit në terren ka filluar procesi i gërmimeve në trupin e rrugës, skarifikimi i asfaltit ekzistues dhe hapja e kasonetës”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Sipas ARRSH-së, “përfundimi i kësaj ndërhyrje së bashku me plotësimin e sinjalistikës vertikale-horizontale do të rrisin elementët e sigurisë dhe do të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve”.

1 nga 6

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›