E Shtunë, 31 Tetor 2026

ART ON në Ulqin

Nga data 16 deri më 20 maj, Organizata Joqeveritare Art Dolciniumi, organizoi në Ulqin simpoziumin ndërkombëtar të artit, në të cilin morën pjesë artistë nga rajoni.

Veprat e artisët pjesëmarrës u ekspozuan më 19 maj, në Pallatin e Venedikut, në Qytetin e Vjetër, ndërkaq e gjithë ngjarja kulturore u mbështet nga Fondi për Pakica, i Komunës së Ulqinit.

"Në simpozium morën pjesë artistë nga rajoni, gjegjësisht, nga Shqipëria, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Qëllimi i simpoziumit, përveç krijimit të ishte edhe integrimi kulturor shkëmbimi i përvojave dhe diskutimi për artin.

Në mesin e artistëve pjesëmarrës ishin: Natasa Trbanc (Slloveni), Safet Spahiu (Maqedoni), Hristina Zafirovska (Maqedoni), Burhan Ahmeti (Maqedoni), Ana Kalinovic (Serbi), Joksin Sijan (Serbi), Ajla Dizdarevic (Serbi), Jeton Muja (Kosovë), Refki Gollopedi (Kosovë), Helidon Haliti, (Shqipëri), Xheni Kadillari (Shqipëri), Billi Mazreku (Shqipëri), Artan Marku, (Shqipëri), Amela Ajanovic (BeH), Alisa Çaber (BeH), Zoran Petrusic (Mali i Zi), Irvin Maslicic (Mali i Zi) dhe Sefkat Islegen (mysafire nga Turqia).

Veç tyre, pjesë e simpoziumit ishin edhe artistët nga Ulqini, Vahida Nimanbegu, Renata Masanovic, Edin Kapllani dhe Bilal Nikezic.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›