Ekspozita e veprave të padukshme

Ekspozita e veprave të padukshme është ngjarje parë e tillë e organizuar në ndonjë galeri në Britaninë e Madhe. Të udhëhequr nga mendimi se arti, para së gjithash, bazohet në imagjinatë, pronarët e galerisë organizuan ekspozitën e quajtur “Invisible: Art About the Unseen 1957-2012” (E padukshmja: Arti për të Padukshmen 1957-2012).
Drejtori i galerisë, Ralph Rugoff, deklaroi se shpreson që vizitorët të gjejnë sende interesante në të.
Ndryshe, në ekspozitë, veç tjerash, mund të gjenden edhe veprat e artistit francez, Yves Klein, i cili përmes konceptit të arkitekturës së ajrit konsiderohet pionier i veprave të padukshme. Është ekspozuar edhe “Skulptura e Padukshme”, e Andy Warhol (1985), e cila përbëhet nga një bazament i zbrazët, para të cilit ishte ndalur njëherë ‘mbreti’ i pop-artit.
Në mesin e eksponateve të tjera janë edhe një letë e zbrazët e artistit, Tom Firedman, e quajtur “1000 Hours of Staring” (Kureshtja 1000-orëshe), si dhe udhëzimet e Yoko Ono’s, të cilat u sqarojnë vizitorëve sesi të të mendohet koncepti i një vepre arti brenda kokës.