E Diel, 1 Nëntor 2026

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

ATHINË, 28 prill /ATSH-ANA/ – Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën 10:30 në zyrat e EFKA-s (Enti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore), të vendosura në kryqëzimin e rrugëve ”Eleftheriou Venizelou” dhe ”Ethnikis Antistaseos”, në zonën e Kerameikos, në Athinë.

Sipas burimeve policore, një burrë 89-vjeçar, i cili raportohet të jetë mbledhës skrapi, hyri në ambientet e zyrave me një armë gjahu dhe hapi zjarr.

Një punonjës mbeti i plagosur në këmbë.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes pas sulmit dhe aktualisht është në kërkim nga policia./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›