Mbi 20 mijë mjete të ritestuara në tremujorin e parë

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se gjatë periudhës janar-mars 2026 janë ritestuar 20 464 mjete pas kryerjes së riparimeve, në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë.
Sipas të dhënave të publikuara nga DPSHTRR, 2995 mjete kanë rezultuar të ngelura dhe priten të riparaqiten pas ndërhyrjeve të nevojshme teknike.
Ndërkohë, 32 mjete janë refuzuar për shkak të xhamave të dëmtuar, gomave të tejkonsumuara, defekteve në sistemet e funksionimit si dhe mangësive në dokumentacion.
DPSHTRR thekson se kontrolli teknik dhe ritestimi i mjeteve mbeten një hallkë e rëndësishme për garantimin e standardeve të sigurisë rrugore, duke kontribuar në uljen e rrezikut të aksidenteve dhe qarkullimin e mjeteve në kushte të sigurta.

/e.xh/a.f/r.e/