E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ATLETIKË – Duplantis thyen për herë të 11-të rekordin botëror

LONDËR, 1 mars /ATSH-DPA/ – Armand Duplantis theu rekordin botëror të kërcimit me shkop për herë të 11-të, pasi kërceu 6,27 metra në eventin ”All Star Perche”, në Francë.

25-vjeçari fitoi garën në Clermond-Ferrand të premten vonë, kur kapërceu lehtësisht 6,02 metra para se të përpiqej të përmirësonte rekordin e tij, të cilin e vendosi në gusht në Poloni.

Dhe Duplantisit nuk iu desh shumë kohë pasi ai ngriti rekordin e tij me një centimetër nga 6,26 metra që me përpjekjen e tij të parë.

Suedezi siguroi një titull të dytë radhazi olimpik në verë me një rekord botëror prej 6,25 metrash.

Ai përmirëson rekordin e tij gjithmonë me një centimetër./ a.jor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›