E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zhgënjen sërish Atalanta e Berat Gjimshitit, humb mundësinë e “artë” për të kapur përkohësisht kreun

Atalanta e Berat Gjimshitit ka zhgënjyer sërish në shtëpi, dulke barazuar pa gola përballë Venezias. Bergamaskët humbën një rast të artë që të mund të kapnin Interinjkryesues me pikë, i cili luan sot në orën 18:00 përballë Napolit në stadiumin “Armando Maradona”.

Skuadra e Gasperinit ka bërë një tjetër hap fals, duke shpërdoruar në këtë mënyrë një mundësi të artë në luftën për titull.

Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ashtu si zakonisht bëri një paraqitje fantastike në fazën mbrojtëse.

Pas kësaj sfide Atalanta ruan vendin e tretë me 55 pikë, dy më pak se Interi i vendit të parë dhe një më pak se Napoli i vendit të dytë por me një ndeshje më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›