E Diel, 1 Nëntor 2026

AUDIO/ Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit izraelit

Një klip audio i publikuar nga “The Telegraph” zbulon se Mojtaba Khamenei ishte shënjestër e të njëjtit sulm që vrau të atin dhe anëtarë të tjerë të udhëheqjes së Iranit.

Audio zbulon se ai kishte dalë jashtë “për të bërë diçka” pak para se raketat balistike izraelite “Blue Sparrow” të godisnin pallatin në orën 9:32 të mëngjesit sipas kohës lokale më 28 shkurt.

Një fjalim i mbajtur nga Mazaher Hosseini, shefi i protokollit për zyrën e Ali Khameneit, para klerikëve të lartë dhe komandantëve të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike jepet rrëfimi i parë i detajuar i asaj që ndodhi brenda kompleksit të udhëheqësit suprem kur u qëllua.

Ndër të tjera, Hosseini thotë: “Armiku e dinte se teksa po godisnin Udhëheqësin Suprem, po e godisnin edhe atë, sepse e dinin se ai do të zëvendësonte ata që ishin vrarë dhe, kur të emëroheshin komandantë të rinj, do të kishin mundësinë të ndikonin te protestuesit. E bënë copë-copë. Nuk gjetën asgjë prej tij dhe në fund gjetën disa kilogramë mish dhe e identifikuan si trupin e tij.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›