43-vjeçari shqiptar tenton të vrasë gruan, arrestohet! Ja shkaku

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të vriste gruan e tij.
Sipas mediave italiane, çifti shqiptar ishin ndarë, mirëpo burri nuk e pranonte këtë fakt.
Pas ndarjes, bashkëshortja është larguar nga shtëpia në Toscano me tre fëmijët e mitur, duke u strehuar pranë të afërmeve të saj në Nova Siri.
Sipas autoriteteve italiane, 43-vjeçari e ndoqi dhe në momentin që ajo doli nga shtëpia ai e sulmoi me thikë. Fatmirësisht gruaja arriti të shpëtonte, duke u plagosur në dorë.
Disa orë pas ngjarjes, shqiptari u arrestua në një zonë periferike.