AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/9/2024

BOTË – 85 vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore me hyrjen e trupave gjermane në Poloni.
SINGAPOR (Singapore) – Vizitë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
NUSA DUA (Indonezi) – Forumi Indonezi-Afrikë.
DRESDEN (Gjermani) – Zgjedhjet rajonale në Saksoni dhe Turingi.
AZERBAJXHAN – Zgjedhjet legjislative.
BESLAN (Rusi) – Përkujtimore për 20-vjetorin e masakrës në shkollën e Beslanit.
PARIS (Francë) – Konferencë për shtyp për prezantimin e “Lojërave Afgane” me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për fatin e grave në Afganistan.
MEKSIKO SITI (Meksikë) – Presidenti Andrés Manuel López Obrador mban konferencën e fundit publike të mandatit të tij./ a.jor.