E Enjte, 5 Nëntor 2026

GAZA – Ushtria izraelite gjen trupat e gjashtë pengjeve

TEL AVIV, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Trupat e gjashtë pengjeve u gjetën në Rripin e Gazës, tha sot ushtria izraelite.

”Gjashtë trupat u gjetën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe u transferuan në Izrael”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në Telegram.

”Të gjashtë personat u rrëmbyen gjatë sulmit terrorist të udhëhequr nga Hamas në Izraelin jugor më 7 tetor”, tha ushtria.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se pengjet u vranë “pak para se t’i arrinim”.

”Midis viktimave është edhe pengu amerikano-izraelit Hersh Goldberg-Polin”, tha presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë.

Ministria e Jashtme izraelite publikoi një deklaratë nga të afërmit e Goldberg-Polin, në të cilën ata njoftuan vdekjen e “djalit dhe vëllait të tyre të dashur”.

“Të gjithë zgjohemi me lajmin e tmerrshëm për gjashtë pengje të tjerë të vdekur të gjetur, të vrarë nga Hamasi”, shkruan ambasadori gjerman në Izrael, Steffen Seibert, në platformën X.

Viktimat janë identifikuar si katër burra – Hersh Goldberg-Polin, 23 vjeç, Alexander Lobanov, 32, Almog Sarusi, 27, Ori Danino, 25, dhe dy gra – Carmel Gat, 40, dhe Eden Yerushalmi, 24 vjeç./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›