AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/9/2024

PITSBURG (Shtetet e Bashkuara) – Kamala Harris dhe Joe Biden marrin pjesë së bashku në një takim elektoral.
PEKIN (Kinë) – Vizitë shtetërore nga presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.
STOKHOLM (Suedi) – Vizitë e Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.
SCHIPHOL (Holandë) – Gjyqi për nxitje për vrasjen e Geert Wilders.
CHOJNICE (Poloni) – Funeral shtetëror për eshtrat e 700 viktimave të Luftës së Dytë Botërore.
BLED (Slloveni) – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet në forumin strategjik të Bledit.
BRUKSEL (Belgjikë) – BQE – Seancë tremujore e Claudia Buch, presidente e mbikëqyrësit bankar, përpara Parlamentit Evropian.
KENIA – Studentët planifikojnë protesta në universitete.
KIGALI (Ruanda) – Samiti Vjetor i Forumit Afrikan për Sistemet Ushqimore.
BREGU I FILDISHTE – Organizata Botërore Meteorologjike publikon raportin e saj vjetor mbi gjendjen e klimës në Afrikë në 2023-in.
SANTA CRUZ (Bolivi) – Demonstratë kundër krizës ekonomike dhe mungesës së karburanteve./ a.jor.