AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/02/2025

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i mbrojtjes midis liderëve të BE-së, Britanisë së Madhe dhe NATO-s.
SAN FERNANDO DE HENARES (Spanjë) – Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales paraqitet në gjykatë për rastin e puthjes ndaj lojtares, Jenni Hermoso.
PARIS (Francë) – Aktgjykimi në lidhje me regjisorin Christophe Ruggia, i ndjekur penalisht për sulm seksual ndaj një të mituri.
NUUK (Danimarkë) – Hapja e sesionit dimëror të Parlamentit të Groenlandës.
VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Takimi Botëror për të Drejtat e Fëmijëve.
MYNIH (Gjermani) – Partia e majtë radikale, BSW nis fushatën e saj me një takim në Mynih.
LOS ANXHELES (SHBA) – Aktori amerikan Ke Huy Quan lë dorën dhe gjurmët e tij para Teatrit Kinez.
MONTEVIDEO (Uruguaj) – Vizitë e presidentit kilian, Gabriel Boriç.
SAN SALVADOR (Salvador) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio./ a.jor.