E Hënë, 2 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/9/2025

TOKIO (Japoni) – Takim i ministrave të Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Australisë dhe Japonisë.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Presidenti i ri polak Karol Nawrocki pritet nga papa Leone XIV.

BIRMINGAM (Mbretëria e Bashkuar) – Konferenca e partisë ”Reform UK”.

PRAGË (Republika Çeke) – Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa takohet me kryeministrin çek, Petr Fiala.

BERLIN (Gjermani) – Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës së Konsumatorit IFA.

JULICH (Gjermani) – Inaugurimi i superkompjuterit të parë ”Exascale” në Evropë.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus mbi çështjet globale të shëndetit.

BEJRUT (Liban) – Mbledhje e kabinetit për çarmatosjen e Hezbollahut.

MONZA (Itali) – Auto – Kampionati Botëror i Formula 1 – Çmimi i Madh i Italisë.

BARCELONA (Spanja) – Moto – Kampionati Botëror i MotoGP – Çmimi i Madh i Katalonjës./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›