E Hënë, 2 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/10/2025

PARIS (Francë) – Raporti i motit për shtatorin në të gjithë botën nga ”Copernicus”.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Hillary Clinton thirret në Kongres për të dëshmuar si pjesë e hetimit parlamentar për çështjen Epstein.

STOKHOLM (Suedi) – Çmimi Nobel në Letërsi 2025.

AUSTRALI – Vizitë nga ministri indian i Mbrojtjes, Rajnath Singh.

BRUKSEL (Belgjikë) – Votim për dy mocione mosbesimi kundër Ursula von der Leyen.

DUSHANBE (Taxhikistan) – Samiti Azia Qendrore-Rusi.

TALIN (Estoni) – Presidentët e 11 vendeve të BE-së takohen për të diskutuar mbi inteligjencën artificiale dhe sigurinë.

PARIS (Francë) – Takim i ministrave të Jashtëm evropianë dhe arabë për Gazën.

MODENA (Itali) – ”Ferrari” prezanton modelin elektrik.

BAYEUX (Francë) – Homazh solemn për gazetarët e vrarë në krye të detyrës, me rastin e Çmimit të Korrespondentëve të Luftës ”Bayeux”.

HOLLIVUD (Shtetet e Bashkuara) – Premiera e filmit “Black Phone 2”.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Jemenin.

ABU DABI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Kongresi Botëror i Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN)./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›