AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/3/2025

RIAD (Arabia Saudite) – I dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff takohet me delegacionin ukrainas.
GJENEVË (Zvicër) – 5-vjetori i kualifikimit të epidemisë Covid-19 si “pandemi” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
PARIS (Francë) – Emmanuel Macron pret në Paris shefat evropianë të shtabeve.
NUUK (Danimarkë) – Zgjedhjet legjislative në Groenlandë.
MOSKË (Rusi) – Ministri i Jashtëm rus Lavrov takohet me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Sinirlioglu.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Financave të BE-së.
GJENEVË (Zvicër) – Dëgjim publik i Komisionit Hetimor për Territoret e pushtuara Palestineze për dhunën me bazë gjinore.
STRASBURG (Francë) – Emmanuel Macron kryeson një ceremoni për nderimin e viktimave të terrorizmit.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – John Kerry flet në Javën e Qëndrueshmërisë.
LISBONË (Portugali) – Votëbesim ndaj qeverisë.
PORT-LOUIS (Mauricius) – Vizitë e kryeministrit indian, Narendra Modi.
ARGJENTINË – Tetë profesionistë shëndetësorë në gjyq për neglizhencë të mundshme që çoi në vdekjen e Diego Maradonas.
FRANCË – Futboll – Fundi i pezullimit të dopingut për Paul Pogba./ a.jor.