E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ARABI SAUDITE – Rubio shpreh optimizëm përpara bisedimeve SHBA-Ukrainë

UASHINGTON, 11 mars /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shpreh optimist përpara bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës për përfundimin e luftës së nisur nga Rusia më shumë se tre vjet më parë.

Rubio tha se ndihej “optimist” përpara bisedimeve të planifikuara sot në qytetin bregdetar saudit, Xhedah në Detin e Kuq.

“Ndihem optimist për këtë”, u tha Rubio gazetarëve.

Faktori vendimtar në takim do të ishte të shihej se deri në çfarë mase ukrainasit ishin të përgatitur “për të bërë gjëra të vështira”, ashtu siç do të duhej të bënin rusët, për t’i dhënë fund luftës.

Rubio la të kuptohet gjithashtu se Ukraina mund të mbështetej sërish në ndihmën e SHBA-së nëse bisedimet do të shkonin mirë. Ata tashmë po merrnin informacione për qëllime mbrojtëse përsëri.

Diplomati amerikan nuk përjashtoi një takim jozyrtar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po ashtu po viziton Arabinë Saudite, por tha se nuk do të merrte pjesë në bisedimet e Rubios.

“Potencialisht, ky nuk ishte plani, por ishte “i mundur”, tha ai kur u pyet nëse ishte planifikuar një takim jozyrtar me Zelensky.

Rubio tha se Moska dhe Kievi duhej të kuptonin se nuk kishte zgjidhje ushtarake për këtë situate.

“E vetmja zgjidhje për këtë luftë është diplomacia dhe pjesëmarrja e tyre në një tryezë”, tha Rubio.

“Mendoj se francezët dhe britanikët kanë qenë shumë mbështetës gjatë javës së kaluar dhe shumë të dobishëm, kështu që shpresojmë se do të kemi takime të mira sot”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›