AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/4/2025

KUALA LUMPUR (Malajzi) – Vizitë e presidentit kinez, Xi Jinping.
PHENIAN (Koreja e Veriut) – “Dita e Diellit”, ditëlindja e ish-udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Il Sung.
TAJPEI (Tajvan) – Forumi Cybersec 2025.
MOSKË (Rusi) – Pritet vendimi për katër gazetarë të akuzuar për bashkëpunim me organizatën e Navalnyt.
PARIS (Francë) – Konferenca e qeverisë për financat publike me kryeministrin François Bayrou.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Premiera botërore e “Havoc” të Netflix me protagonist Tom Hardy.
NJU JORK (SHBA) – Gjyqi i ri për Harvey Weinstein, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual.
OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Jemenin.
SAN ISIDRO (Argjentinë) – Fillon seanca dëgjimore në gjyqin e shtatë profesionistëve shëndetësorë për neglizhencë të mundshme që çoi në vdekjen e Diego Maradonas./ a.jor.