E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Së shpejti tarifa edhe për produktet farmaceutike

UASHINGTON, 15 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se tarifat për produktet farmaceutike mund të priten në “të ardhmen jo shumë të largët”.

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një takimi me presidentin salvadorian Nayib Bukele, se ”Shtetet e Bashkuara nuk prodhojnë më barnat e tyre tek kompani farmaceutike me bazë në Irlandë, Kinë apo gjetkë”.

Ai sugjeroi se vendosja e detyrimeve të importit do të zhvendoste prodhimin në Shtetet e Bashkuara.

Trump vuri në dukje se “sa më të larta të jenë tarifat, aq më shumë do të investojnë në Amerikë”, duke iu referuar kompanive farmaceutike.

Ai krahasoi tarifat e planifikuara me masat ndëshkuese prej 25 për qind për importet e automobilave, çelikut dhe aluminit, megjithëse nuk është e qartë nëse ai i referohej përmasave të këtyre masave.

”Ne po e bëjmë këtë sepse duam të prodhojmë ilaçet tona”, tha Trump.

Produktet farmaceutike deri më tani janë përjashtuar nga tarifat e reja, të larta të SHBA-së.

Megjithatë, Trump kishte shprehur tashmë qëllimin e tij për të përdorur tarifat për të inkurajuar kompanitë farmaceutike që të ngrenë objekte prodhuese në Shtetet e Bashkuara./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›