AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/9/2024

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp e raportuesve specialë të Kombeve të Bashkuara për dhunën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze.
PARIS (Francë) – 200-vjetori i lindjes së fotografisë nga Nicephore Niepce.
STOKHOLM (Suedi) – Takim i përbashkët i qeverisë suedeze dhe finlandeze.
STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Evropian.
VJENË (Austri) – Hapja e asamblesë së përgjithshme vjetore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
BRUKSEL (Belgjikë) – Demonstrim i madh i punonjësve të automobilave organizuar nga sindikatat e ”Audi Brussels” kundër humbjeve të vendeve të punës në këtë sektor.
ATHINË (Greqi) – Takim i ministrit francez për Evropën dhe Punët e Jashtme Stéphane Séjourné me homologun e tij grek Yorgos Gerapetritis.
HARRISBURG (Shtetet e Bashkuara) – Fillon votimi i hershëm për zgjedhjet amerikane në Pensilvani.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Një gjykatë federale amerikane shqyrton apelimin e TikTok kundër një ligji për shitjen e tij të detyruar në Shtetet e Bashkuara.
LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Reklamat “Friends” dalin në ankand me rastin e 30-vjetorit të serialit.
TEHERAN (Iran) – Konferenca e parë për shtyp nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian.
BUENOS AIRES (Argjentinë) – Presidenti Milei në Kongres për të paraqitur buxhetin e vitit 2025.
MBRETËRI E BASHKUAR – Fillon seanca dëgjimore e komisionit për 115 akuzat kundër ”Manchester City”./ a.jor.