E Diel, 1 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/11/2025

PRAGË (Republika Çeke) – Demonstratë kundër formimit të një qeverie të udhëhequr nga miliarderi pro Trump, Babis, në përvjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Evropian paraqet parashikimet e tij ekonomike të vjeshtës.

DAKA (Bangladesh) – Vendim në gjyqin e ish-kryeministres Sheikh Hasina për krime kundër njerëzimit.

VIENTIANE (Laos) – Princesha Aiko e Japonisë bën vizitën e saj të parë zyrtare jashtë shtetit.

PARIS (Francë) – Edicioni i parë i Samitit “Zgjidh Francën” për investitorët francezë.

PARIS (Francë) – Mbappé dhe PSG në seancë dëgjimore në Gjykatën e Punës në Paris.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë ekonomike e organizuar nga gazeta ”Suddeutsche Zeitung” me pjesëmarrjen e kancelarit Merz.

VJENË (Austri) – Takim i Bordit të Guvernatorëve të IAEA-së.

GJENEVË (Zvicër) – Konferenca e 11-të e Palëve në Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Vizita e Princit të Kurorës dhe sundimtarit de facto të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe takimi me Donald Trump.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi pasigurinë ushqimore të lidhur me konfliktet.

DUBAI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Shfaqja Ajrore e Dubait.

BEJRUT (Liban) – Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, mban një fjalim televiziv në një ceremoni përkujtimore.

AMSTERDAM (Holandë) – Futboll – Kupa e Botës 2026 – Kualifikueset e Evropës./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›