E Diel, 1 Nëntor 2026

E hënë 17 nëntor, mot i paqëndrueshëm

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës. Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i ulët, i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/20 Diell, re shi
Kukës 4/14 Diell, re, shi
Lezhë 7/20 Diell, re, shi
Dibër 3/19 Diell, re, shi
Durrës 9/23 Diell, re, shi
Tiranë 11/24 Diell, re, shi
Elbasan 8/24 Diell, re
Berat 6/24 Diell, re
Vlorë 11/24 Diell, re, shi
Korçë 3/18 Diell, re
Gjirokastër 3/22 Diell, re
Sarandë 10/23 Diell, re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›