E Enjte, 5 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/5/2024

SERBI – 25-vjetori i aktakuzës (në mungesë) të Milosheviçit nga ICTY.

PARIS (Francë) – Diskutimi në Asamblenë Kombëtare i projektligjit në lidhje me mbështetjen për të sëmurët dhe eutanazinë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Afati i caktuar për Bing (Microsoft) për t’iu përgjigjur pyetjeve nga Komisioni Evropian mbi rreziqet që lidhen me funksionet e tij të AI.

BRUKSEL (Belgjikë) – Protestë e fermerëve evropianë para zgjedhjeve evropiane.

MADRID (Spanjë) – Prezantimi në ”Prado” i një pikture të Caravaggio, e cila pothuajse ishte shitur në ankand për 1 500 euro.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave evropianë të Bujqësisë.

GJENEVË (Zvicër) – Asambleja e 77-të Botërore e Shëndetësisë.

SOFJE (Bullgari) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i drejtohet asamblesë parlamentare të organizatës.

NAJROBI (Kenia) – Takimi Vjetor i Grupit të Bankës Afrikane të Zhvillimit.

CIUDAD GUZMAN (Meksikë) – Takimi përmbyllës i fushatës elektorale të kandidatit të opozitës Xochitl Galvez në shtetin e Jaliscos./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›