E Hënë, 2 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/11/2025

BOTË – Operacioni mbarëbotëror tregtar i blerjeve, i quajtur ndryshe ”E premtja e zezë”.

HONG KONG (Kinë) – Yjet më të mëdhenj të K-pop marrin pjesë në ceremoninë vjetore të çmimeve MAMA në stadiumin ”Kai Tak”.

ROMË (Itali) – Grevë e përgjithshme kundër projektbuxhetit të qeverisë italiane.

BARCELONË (Spanjë) – Takim për të shënuar 30-vjetorin e Procesit të Barcelonës për bashkëpunimin euro-mesdhetar.

GUERNIKA (Spanjë) – Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier viziton Guernikën, një qytet i bombarduar nga nazistët gjatë Luftës Civile spanjolle.

HAGË (Holandë) – Vendimi i ICJ-së mbi apelin në lidhje me lirimin e përkohshëm të ish-presidentit Filipinas Rodrigo Duterte.

BERLIN (Gjermani) – Votimi për buxhetin federal të vitit 2026.

STOKHOLM (Suedi) – Qeveria suedeze thërret ”Amazon” dhe faqe të tjera të tregtisë elektronike që shesin kukulla seksi si fëmijë.

BEJRUT (Liban) – Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, mban një fjalim televiziv.

DOHA (Katar) – Auto – Kampionati Botëror i Formula 1 – Çmimi i Madh i Katarit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›