Abas: Kufijtë e 1967-ës kusht për bisedime direkte
Në një intervistë për një gazetë jordaneze, Abas u shpreh se Izraeli duhet të pranojë edhe vendosjen e forcave ndërkombëtare në territorin e shtetit të ri palestinez.
Teksa Izraeli nuk u jep garanci palestinezeve për fillimin e bisedimeve direkte, Abas u takua në Ramallah me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lindjen e Mesme, George Mitchell.
Në deklaratat për mediat pas takimit, Mitchell, tha se do të vazhdojë të punojë për realizimin e bisedimeve direkte ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Ndërsa Zëvendësi i Abasit, Jaser Abed Rabo tha se Abasi është duke pritur disa përgjigje nga Uashingtoni në lidhje me bisedimet direkte dhe se mundësia për qartësimin e vendimit në këtë temë brenda këtij muaji është e ulët.