E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, ekzekutohet gazetari i njohur Socratis Giolias

Bashkëshortja e Soktratis Giolias, sqaroi se një person i panjohur ka cingëruar në derën e shtëpisë së tyre në lagjen athinase Iliupoli, dhe i ka thënë gazetarit se dikush po përpiqet t’ia vjedhë makinën.

Giolias ka zbritur me të shpejtë në parkingun para ndërtesës, ku persona të panjohur kanë hapur zjarr ndaj tij duke e qëlluar me 20 plumba.

Sulmuesit, që policia supozon të kenë qenë tre, janë larguar me një makinë tip Honda Civic që u gjet e djegur në periferi. Për momentin policia nuk përjashton asnjë pistë hetimi.

Giolias kishte filluar rrugën e gazetarisë në moshën 19 vjeçare në emisionet speciale te gazetarit te njohur Makis Trianafilopulos, por para një viti ishte emëruar drejtor ne radion Thema 9.89. Ishte i martuar dhe baba i një fëmije dy muajsh./Shpetim Zinxhiria/Athine/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›