Abass pranon planin e Mubarakut

Abass duke folur per “krimet e kryera ndaj popullit te tij” ka kerkuar qe t’i jepet fund sulmit izraelit.
Ai eshte shprehur i gatshem per vendosjen e nje force nderkombetare qe te garantoje armepushimin e plote ne bashkepunim me te dyja palet.
Edhe Shtetet e Bashkuara jane shprehur pro planit Mubarak-Sarkozy per ndalimin e menjehershem te luftimeve mes Hamasit dhe ushtrise izraelite.
“Duhet te arrijme sa me shpejt ne nje marreveshje”, eshte shprehur sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ne KS.
“Mirepresim pozitivisht deklaraten e presidentit te Egjiptit”, tha ajo.
Mubarak ne nje konference per shtyp, se bashku me homologun francez Sarkozy, kerkoi ndalimin e luftimeve dhe beri thirrje per arritjen e nje marreveshjeje afatgjate mes paleve.
Ai sugjeroi krijimin e korridoreve te sigurise nepermjet te cilave te kalojne ndihmat per popullsine e Rripit te Gazes. Kerkese e cila u pranua nga kryeministri izraelit Ehud Olmert.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code