Abazi: Vdekja e 49-vjecares, jo nga pakujdesia e mjekëve
KORCË- Organi i urdhrit të mjekut reagon lidhur me vdekjen në maternitetin e Korcës, pak ditë më parë të 49-vjecares Fatbardha Aliko, duke deklaruar se vdekja e saj nuk ka ardhur për shkak të pakujdesisë së mjekëve.
Kreu i këtij urdhri Dine Abazi ka qenë në Korcë për tu njohur nga afër me rastin duke deklaruar për mediat, se gruaja mund të ketë vdekur nga një tromboemboli.
“Të dhënat e ekspertizave të deritanishme nuk flasin as për mjekim të pakujdesshëm, por nuk flasin as për gabim mjekësor, se janë dy gjëra të ndryshme. Gruaja një ditë para se të dilte nga spitali, është këputur në mënyrë të papritur, në një gjendje kolapsi, shoku. Gjendja ka qenë aq e rëndë sa mjekët nuk kanë arritur t’i japin ndihmën e parë. Kjo lloj patologjie klinikisht shkon për një tromboemboli. Të dhënat e këqyrjes anatomopatologjike nuk kanë dalë akoma, presim edhe rezultatin e tyre. Është një patologji që nuk ndodh vetëm tek neve dhe as mjekët nuk mund ta parashikojnë”, u shpreh mjeku.
49-vjecarja Fatbardha Aliko humbi jetën pak ditë më parë në tualetin e maternitetit të Korcës, 10 ditë pasi kishte kryer një operacion në mitër. Ndërkaq janë 3 mjek të cilët janë cuar për ndjekje penale nga policia e Korcës nën akuzën e mjekimit të pakujdesshëm, kirurgu gjinekolog Gjergji Gjata si dhe reanimatori dhe asistent reanimatori, të cilët do të vihen në pranga nëse në analizat përfundimtare vërtetohet akuza e policisë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)