Vlorë, shpërndante drogë, arrestohet 23-vjecari
VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në praga një 23-vjecar, i cili shpërndante drogë në qytetin e Vlorës.
Arrestimi i tij u bë në sajë të operacionit të koduar “Kali i Trojës”, ku gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, i’u gjetën disa qese farmaceutike me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.
Më pas policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën 23-vjecarit Arlind Lulushi, ku janë gjetur edhe 360 gr lëndë të tjera narkotike.
Kjo sasi droge u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë 23-vjecari, i cili po survejohej prej dy javësh shpërndante lëndën narkotike nëpër ambjente shkollash.
(e.m/NEWS24/BAlkanWeb)