Abazoviç: Mali i Zi miraton një paketë masash kufizuese kundër Rusisë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se në mbledhjen e fundit të qeverisë së Malit të Zi është miratuar paketa e masave kufizuese ndaj Rusisë.
Abazoviç falenderoi të gjithë ministrat, Qeverinë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, NATO-n dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi për bashkëpunimin e tyre.
Vendimi i qeverisë së Malit të Zi është përshëndetur nga SHBA-të. Kujtojmë se sanksionet ishin bllokuar prej 4 javësh, ndërsa kaluan në mbledhjen e qeverisë që drejtohej nga Abazoviç.
Mbledhja e qeverisë u drejtua nga Abazovic për shkak se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapić ishte në Forumin Ekonomik Delphi.