E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Integrimi në BE, Kryeministri Rama: Shqipëria gati të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama i cili tha të enjten se nëse Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë se Veriut, Shqipëria do të ndahet dhe do kërkojë këtë në çdo instancë të BE.

“Do presim vendimmarrjen e Këshillit Europian. Shumë besojnë se do ndodhë ajo që duhet. Ata besojnë se Bullgaria do e heqë veton. Nuk jam shumë optimist. Por çështja e datave është e tyre dhe jo e jona. Ne duhet të punojmë për të bërë vendin me standarde.”

“Por në momentin që kjo nuk do ndodhë ne do ndryshojmë kursin. Do kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Do e bëjmë në çdo instancë dhe në çdo qeveri të BE. Shqipëria nuk mund të presë të zgjidhe sherret me komshinjtë për tu ulur në konferencë. Do ndryshojë plotësisht.” tha kryeministri Rama.

Deklarata e zotit Rama u bë ndërsa sot u bënë të ditur rezultatet e Këshillimit Kombëtar.
Sipas tij 67 % e shqiptarëve janë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut gjatë këtij procesi, por 19 për qind e shqiptarëve kanë votuar kundër.

Por 59% e qytetarëve në Shqipëri janë pro Ballkanit të Hapur. Në shifra absolute 303 018 janë përgjigjur pozitivisht, por një shifër jo e vogël 134. 879 janë përgjigjur negativisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›