Abbas: Do të reagojnë kundër ndërtimeve izraelite

Autoritetet palestineze do të reagojnë nëse Izraeli e plotëson projektin për ndërtimin e 3 mijë vendbanimeve në Jerusalemin Lindor, deklaroi në Ankara presidenti palestinez, Mahmoud Abass.
"Nëse kjo bëhet realitet, ne do të reagojmë me mjete të tjera", deklaroi Abass para Parlamentit turk. Ai nuk precizoi se si do të jetë reagimi i autoriteteve palestineze.
"Projekti izraelit për banim është masë ndëshkuese kundër palestinezëve, pas avancimit të statusit të Palestinës në OKB, që u dha palestinezëve status të shtetit-mbikëqyrës, jo anëtar në OKB", tha Abass. "Ne dëshirojmë t'i japim mundësi paqes", shtoi ai.
Turqia e përshëndeti votimin në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së si hap të rëndësishëm dhe angazhohet për krijimin e shtetit të pavarur palestinez, me kryeqendrën Jerusalemin Lindor.