Haradinaj i gatshëm për përgjegjësi qeverisëse

“Kemi vendosur që edhe si AAK, por edhe vetë unë të marrim përgjegjësi në qeverisjen e vendit, duke mos i anashkaluar procesin e bisedimeve dhe trajtimin e drejtë ne integrimin e Mitrovicës si pjesë përbërëse e Kosovës dhe pavarësisht rrethanave ne nuk do të heqim dorë nga këto procese” u shpreh Haradinaj.
Ai më tutje premtoi se do të bëjë përmirësime edhe në komunën e Pejës.
“Do të ndikojmë në hapjen e pikës së Qakorrit dhe ne proceset e demarkacionit të kufirit si nevojë e domosdoshme e lidhjes me Malin e Zi duke i hapur rrugë pastaj edhe pjesës kufitare me Serbinë si nevojë e kohës, por gjithnjë duke qenë të bashkuar në këto procese me rëndësi për vendin. Në Pejë ndihem mirë sepse me qytetarët e Pejës kemi kaluar shumë kohë se bashku dhe kemi përjetuar shumë vështirësi dhe sfida deri këtu, prandaj do të përpiqemi që se bashku të ndikojmë në rritjen e kapaciteteve ekonomike drejt zhvillimit të vendit, sepse vetëm të bashkuar mund të ndërtojmë një shtet funksional, stabil dhe unik duke respektuar të gjithë ata që jetojnë këtu që është siguria e vetme drejt integrimeve ne mekanizmat evropian”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Pejës Ali Berisha tha se në aspektin zhvillimor jemi duke ecur me hapa të sigurt dhe se kanë investuar në shumë segmente kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qytetit dhe e lehtësojnë jetën dhe zhvillimin e qytetarëve në shumë sfera duke e rregulluar infrastrukturën, pastaj në shëndetësi.
Më pas ata zhvilluan një takim me qytetarë, e simpatizant dhe dashamirës të Ramushit dhe Aleancës, për të vazhduar me vonë ne takimin me përfaqësues të klubeve sportive, të shoqërive kulturore dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile që veprojnë ne komunën e Pejës duke i falënderuar ata për sukseset e tyre dhe në avancimin e kulturës në përgjithësi.
Vizita e Haradinajt u përmbyll me një drekë pune me përfaqësues të bizneseve pejane të cilat i falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme e sidomos në fazën e përballjes me gjyqin e Hagës, por duke mos harruar që t’i përgëzoj për sukseset e tyre duke ndikuar ne uljen e papunësisë në Komunën e Pejës./kosovapress/