Abbas mirëpret planin egjiptian për armëpushim
Jerusalem -Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e mirëpriti planin egjiptian që parashikonte fundin e luftës në Gaza dhe do të niset në Egjipt për të zhvilluar një samit me Hosni Moubarak, bëri të ditur sot ambasadori palestinez në Kajro, cituar nga agjencia e lajmeve MENA. "Autoriteti Palestinez dhe presidenti Mahmoud Abbas e mirëpritën inicitivën e ndërmarrë nga presidenti, Moubarak për t'i dhënë fund agresionit në Gaza'', deklaroi Nabil Amr.